Arijanet Muriqi, portieri i së ardhmes së Manchester Cityt

Futboll

Arijanet Muriqi, portieri i së ardhmes së Manchester Cityt

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:55
Arijanet Muriqi

Manchester City është gati të shpërblejë me një kontratë afatgjatë portierin e ri Arijanet Muriqi.

“Gardiani” 20-vjeçar ka fituar statusin e numrit 2 të portës së Citizens pas dëmtimit të Claudio Bravos.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e Cityt deri në fazën aktuale.

Edhe pse Muriqit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të merkatos së dimrit.

Mendohet se Muriqi paguhet rreth 3 mijë paund në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 10 mijë paundëve në javë.

Arijanet Muriqi u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos.

Rastin që iu paraqit për të treguar cilësitë e tij e shfrytëzoi në maksimum e tashmë City e konsideron portierin e së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat