Bellerin pritet të mungojë për 9 muaj

Futboll

Bellerin pritet të mungojë për 9 muaj

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:30
Hector Bellerin

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka lënduar rëndë gjurin.

Sezoni aktual është mbyllur për Hector Bellerin, i cili ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Chelseat të shtunën e shkuar.

Por lajmet e këqija për mbrojtësin nuk kanë të ndalur, pasi sot konfirmohet që ai nuk do të kthehet të paktën deri në fund të muajit shtator, si pasojë e këtij lëndimi.

Kësisoj, Bellerin do të humbasë gjithë fazën përgatitore me Arsenalin në verë, si dhe do të mungojë në xhirot e para të sezonit të ri të Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat