Scolari u detyrua të ndërprente konferencën, ja çfarë i ndodhi

Futboll

Scolari u detyrua të ndërprente konferencën, ja çfarë i ndodhi

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:32
Scolari u detyrua të ndërprente konferencën, ja çfarë i ndodhi

Ish-trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari u detyrua të ndërprente konferencën për shtyp derisa po përjetonte dhimbje të tmerrshme nga gurët në veshkë.

Trajneri i Palmeiras, 70-vjeçar, po fliste pas barazimit 1:1 të skuadrës së tij me Red Bull Brasil të dielën.

Në pamjet që janë publikuar, Scolarin pa pritur e kaplon dhimbja derisa po i përgjigjej një pyetje në konferencë.

Ai mbyllë sytë, ndryshon mimikën dhe lëshon një tingull në dhimbje para se t’u kërkojë falje të gjithëve në dhomë.

“Nuk mund ta bëjë këtë më, më falni,” shprehet fituesi i Kupës së Botës.

Scolari pati vështirësi të ngrihej në këmbë para se të largohej nga dhoma, më pak se katër minuta pasi kishte filluar konferenca për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat