Reali ofron James Rodriguez dhe para për Eriksen

Futboll

Reali ofron James Rodriguez dhe para për Eriksen

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:12
Christian Eriksen

Presidenti i Real Madridit është një adhurues i madh i danezit.

Real Madridi nuk heq dorë nga Christian Eriksen, madje ka gjetur edhe mënyrën për të mbërritur te mesfushori danez.

Drejtuesit e klubit spanjoll synojnë të përfshijnë në bisedimet me Tottenhamin kartonin e James Rodriguezit, që është i huazuar te Bayern Munich.

Më emërimin e trajnerit Niko Kovaç, mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet në vazhdimësi.

Sipas gazetës AS, te Reali nuk duan ta mbajnë më Jamesin prandaj duan ta përfshijnë në bisedimet për Eriksen, i cili është i lidhur me Spurs deri në vitin 2020.

Në rast se nuk rinovon kontratën, Tottenhami do të jetë i detyruar për ta shitur. Përveç Jamesit, Reali është gati të paguajë edhe një shifër parash për të arritur tek Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat