Ish-klubi me mesazh prekës pas lajmit për zhdukjen e aeroplanit

Futboll

Ish-klubi me mesazh prekës pas lajmit për zhdukjen e aeroplanit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:12
Ish-klubi me mesazh prekës pas lajmit për zhdukjen e aeroplanit

Sulmuesi më i ri i Premier Ligës, Emiliano Sala, dyshohet se mbrëmjen e djeshme është zhdukur me aeroplanin që po udhëtonte nga Franca për në Angli.

Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets para 12 orëve.

Ish-klubi i sulmuesit të Premier Ligës Emiliano Sala, po lutet për gjendjen e ish-lojtarit të tyre.

Skuadra e Chamois Niortais në rrjetin social Twitter ka postuar një status ku shkruan: “Na thuaj që është shaka Emi, të gjithë lojtarët e skuadrës janë duke menduar për ty”.

Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nantes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.

Ai pritej të ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Cardiffit sot në mëngjes.

Tanimë kanë filluar kërkimet e shumta për ta gjetur aeroplanin me të cilin udhëtonte Sala, i cili e kishte humbur kontaktin me qendrën Casquets mbrëmë në orën 21:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat