PSG nuk heq dorë nga Allan

Futboll

PSG nuk heq dorë nga Allan

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:01
Allan

Klubi francez vazhdon ta kërkojë mesfushorin e Napolit

Paris Saint-Germain mbetet ende një prej favoritëve për të nënshkruar me mesfushorin Allan.

Gazetari i mirënjohur italian, Gianluca DiMarzio raporton që kampionët e Francës janë duke u munduar të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Napolin për blerjen e tij por deri më tani marrëveshja është larg.

Napoli po kërkon dyfishin e asaj që ofron PSG, me këta të fundit që janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro, por negociatat janë ende në fillim.

Allan nuk do të largohet nga Napoli në janar, por gjatë verës mund të ndodhë që ai t’i bashkohet kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat