Simeone do ta vazhdojë kontratën me Atleticon - Bota Sot
Simeone do ta vazhdojë kontratën me Atleticon

Futboll

Simeone do ta vazhdojë kontratën me Atleticon

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:02
Diego Simeone

Trajneri argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga madrilenët.

Diego Simeone është i lumtur te Atletico Madrid dhe është gati të rinovojë kontratën me Los Colchoneros.

Lajmin e ka konfirmuar gazeta AS, që raporton se si përfaqësuesit e trajnerit argjentinas, kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Atletico Madrid, për një rinovim, që do ta zgjaste kontratën mes palëve edhe për një vit tjetër.

Kështu, skadimi i kontratës, i parashikuar të ndodhte në vitin 2020, tashmë do të ndodhë një vit më pas, në 2021. I njëjti burim informacioni zbulon edhe detajin që ndikoi fuqishëm në këtë marrëveshje rinovimi.

Sipas AS, është pikërisht blerja e Alvaro Moratas nga ana e Atletico Madrid faktori që ndikoi në rinovimin e Simeones.

Tashmë tek klubi madrilen po presin fillimin e muajit shkurt, për të njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...