Bayerni mendon ta transferojë Pavard që në janar

Futboll

Bayerni mendon ta transferojë Pavard që në janar

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:20
Benjamin Pavard

Mbrojtësi francez është tashmë një lojtar i bavarezëve, por ai fillimisht është lënë të luajë te Stuttgart deri në fund të stinorit.

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e Benjamin Pavard, duke paguar 35 milionë euro te Stuttgarti. Kampioni i botës me Francën do t’i bashkohet bavarezëve në fund të sezonit, por kampionët e Gjermanisë ka një dëshirë.

Siç raporton “L’Equipe”, drejtuesit e Bayernit i kanë kërkuar Stuttgarit të marrin Pavard që tani, duke i ofruar 5 milionë euro më shumë.

Kërkesa është refuzuar fillimisht, ndërsa të dielën kalendari i ka vënë dy ekipet përballë. Bayerni do të presë Stuttgartin në shtëpi, ndërsa 22-vjeçari është rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur gjashtë javë larg fushave.

Palët do të diskutojnë përsëri mes tyre pas ndeshjes, ndërsa mendohet se marrëveshja për ardhjen e parakohshme të mbrojtësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat