Emergjenca totale po mbaron, ja si ndryshon fytyra e Milanit në shkurt

Futboll

Emergjenca totale po mbaron, ja si ndryshon fytyra e Milanit në shkurt

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:52
Milani

Giacomo Bonaventura, Mattia Caldara, Lucas Biglia, Gonzalo Higuain, Franck Kessie, Alessandro Romagnoli, dëmtimi i Zapatas pas vetëm 16 minutash lojë... Kjo ishte lista e mungesave të Milanit në sfidën përballë Genoas.

Duke pasur parasysh që Romagnoli, Kessie dhe Calabria ishin të skualifikuar, Higuain do të transferohet te Chelsea dhe Zapata dëmtohet gjatë takimit, duke improvizuar Abaten në qendër të mbrojtjes, atëherë për Gattuson, që ka qenë në tribunë i skualifikuar edhe ai pas Superkupës, ka qenë tepër e vështirë të organizojë formacionin kuqezi.

Por, emergjenca duket se po mbaron. Në fakt, nga fillimi i shkurtit, Lucas Biglia dhe Mattia Caldara do të kthehen në grup, ndërsa edhe Andrea Conti është tashmë gati për 90', ashtu si tregoi në Xhenova, aty ku dha asistin e dytë brenda dy javësh, pas atij për Cutronen me Sampdorian. Jo vetëm kaq, por me rikthimin e Biglias, atëherë Kessie dhe Bakayoko do të kenë më shumë detyra mbrojtëse dhe të prishin aksionet. Në fakt, argjentinasi është "fari" që mungon në mesfushë.

Në sulm, ndërkohë, treshja Suso, Paqueta dhe Piatek (që është pranë zyrtarizimit) do të jetë një repart i frikshëm, ndërsa Calhanoglu pritet të përfundojë në stol, ose të shitet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat