Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin nga Kosova - Bota Sot
Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin nga Kosova

Futboll

Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin nga Kosova

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:12
Arijanet Muriqi

Manchester City është gati ta shpërblejë me një kontratë të përmirësuar portierin Arijanet Muriqi (Muric). 

Gardiani 20-vjeçar aktualisht është portieri i dytë i Qytetarëve pas dëmtimit afatgjatë të Claudio Bravo. 

Lojtari që ka zhvilluar një ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, ka luajtur në Carabao Cup këtë sezon, duke ndihmuar City-n të kapë finalen megjithëse ka një ndeshje kthimi për të luajtu ndaj Burton. 

Gjithsesi, ndeshja e parë është fituar 9-0. 

Megjithëse Muriqi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, trajneri Pep Guardiola kërkon t’i japë një të re përpara se të përfundojë sezoni. 

Ai mendohet se fiton rreth 4,000 euro në javë, por me kontratën e re shifra do të shkojë në 12,000 euro. 

City ka vendosur të shesë Agnus Gunn te Southampton verën e kaluar pasi stafi teknik ishte i kënaqur me progresin e bërë nga portieri i akademisë. 

Muriqi duhet të ishte i huazuar te holandezët e NAC Breda-s, por dëmtimi i Bravo-s e detyroi të qëndronte për të dubluar Ederson. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...