Monaco në rënie të lirë, Metz-i i Balliut e eliminon nga kupa

Futboll

Monaco në rënie të lirë, Metz-i i Balliut e eliminon nga kupa

Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:04
Thierry Henry

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Thierry Henry.  

Pas humbjes 5-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit, bardhekuqtë janë eliminuar edhe në 1/16-at e Kupës së Francës, ku janë mundur 3-1 në shtëpi nga Metz-i i Ivan Balliut, i cili ka qenë në fushë nga fillimi deri në fund. 

Pas një pjese të parë të luftuar, të mbyllur në barazim 1-1 me gola të Hein (32') dhe Falcao 39'), miqtë kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at në pjesën e dytë falë realizimeve të Gakpa (62') dhe Niane (74'). 

Këto dy ekipe mund t'i lënë vendin njëra-tjetrës sezonin e ardhshëm, duke parë se Metz-i kryeson renditjen e Ligue 2, ndërsa Monaco mban vendin e parafundit në Ligue 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat