Vazhdojnë kërkimet për futbollistin argjentinas - Bota Sot
Vazhdojnë kërkimet për futbollistin argjentinas

Futboll

Vazhdojnë kërkimet për futbollistin argjentinas

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:53
Emiliano Sala

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dyshohet se ishte në aeroplanin e vogël i cili u zhduk mbrëmë në kanalin anglez.

Policia e Guernsey ka publikuar një fotografi nga bordi i shpëtimit pasi vazhdon të kërkojë ujërat e Kanalit Anglez.

Sipas tyre, miliona kilometra katrorë janë kontrolluar tashmë, por ende nuk ka asgjë gjurmë nga mjeti fluturues me të cilin udhëtonte Sala.

Së bashku me francezin, në bord ishin edhe dy persona të tjerë. Mjeti fluturues kishte si destinacion Uellsin, aty ku Sala do të bashkohej me skuadrën e tij të re, Cardiff City. Skuadra uellsiane kishte shpenzuar plot 15 milion euro për të pasur shërbimet e tij nga Nantes, por duket se ky operacion do mbyllet me lot.

Image
Zona e kërkimit për Sala
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...