Barcelona s’ka të ndalur, siguron përforcimin e kërkuar nga tifozët

Futboll

Barcelona s’ka të ndalur, siguron përforcimin e kërkuar nga tifozët

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:26
Barcelona - Camp Nou

Barcelona ka bllokuar një përforcim të madh për afatin kalimtar të verës.

Barcelona vazhdon të punojë për përforcime të reja.

Pas ardhjes së Kevin Prince Boateng, klubi katalan ka siguruar edhe një blerje të madhe por për afatin kalimtar të verës.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se Barcelona ka bllokuar mesfushorin e talentuar të Ajaxit, Frenkie de Jong.

Barcelona ka mposhtur konkurrencën, sidomos nga Paris Saint-Germain për të lënë në pritje blerjen e holandezit i cili ishte përforcim i madh i kërkuar edhe nga tifozët në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat