Arrihet marrëveshja, Higuain në Chelsea

Futboll

Arrihet marrëveshja, Higuain në Chelsea

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:35
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është i gatshëm të fillojë një kapitull të ri të karrierës në Premierligë.

Pas gjysmë sezoni në Milan, Gonzalo Higuain është i gatshëm të fillojë një kapitull të ri të karrierës në Premierligë.

Chelsea dhe Juventus kanë sqaruar detajet e fundit për transferimin e tij nga Milan – ku ishte në huazim nga vera e vitit të kaluar – tek skuadra e madhe londineze, ka bërë të ditur Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Higuain pritet të mbërrijë sot në Chelsea për të filluar testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës me “Blues” që pritet të jetë në formë të huazimit për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.

Kurse, Milan në vend të tij do të sjellë sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat