FC Shqiponja Kaiserslautern me synime të mëdha - Bota Sot
FC Shqiponja Kaiserslautern me synime të mëdha

Futboll

FC Shqiponja Kaiserslautern me synime të mëdha

Nga: K. G. Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:19
Emrat e lojtarëve me fanellat e zeza: rendi i dytë: trajneri Fatmir Sylejmani, Ujkan Ahmeti, Argjent Hoti, Imer Ali, Ahmet Basholli, Rocco Pietrafesa, Gent Istrefi, Afrim Bytyçi, Ender Ayik, Emer Peja, Fehmi Imeraj. Kryesia e klubit: Afrim Bytyçi, Arben Maksutaj, Ferat Zogjani, Nazmi Aruqi, Lorenc Sharka, Mentor Gecaj, Enver Jashari dhe menaxher për punë zyrtare: Ujkan Ahmeti.

Klubi i futbollit shqiptar FC Shqiponja Kaiserslautern e.V me sukses vazhdon veprimtarinë e saj dhe në kërkim të rezultateve sa më të mira. “Në vitet e 90-ta është formuar një skuadër shqiptare nga bashkatdhetarët e Kaiserslauternit, FC Liria që zgjati diku tre vite dhe që nga atëherë nuk kemi pasur me skuadër shqiptare. Para dy viteve pikërisht në vitin 2016, në një lokal shqiptar kemi biseduar dhe lindi ideja ta formojmë një skuadër shqiptare. 

Nga aty telefonuam shokë qe luanin në skuadrat gjermane me qëllim që ta prezantojmë kombin tonë, emblemën kombëtare si ambasador të kombit, ju kemi borxh të parëve dhe filluam në C klasë pas shumë vështirësive për fushën për stërvitje. Kishim futbollist nga të gjitha viset shqiptare, kaluam, depërtuam një ligë më lartë. Me ndihmën e shumë bashkatdhetarëve arritëm ta kemi fushën tonë, që paguajmë sponsorët dhe na pajisen me fanella të reja, si tuta sportive dhe se interesimi ishte gjithnjë e më shumë, deri 500 shikues, ku mesatarja e kësaj klase është 100 në këtë ligë, prapë jemi në vendin e parë, të gjithë janë befasuar, 47 ndeshje pa humbje”, tregon Ujkani për historinë e klubit. 

Image

Logo e klubit

Trajner është Fatmir Sylejmani dhe Mentor Gecaj, kapiten Habib Sokoli, Ujkan Ahmeti dhe çdo ditë ka interesim me shumë te rinj shqiptar që t’i bashkohen skuadrës. “Flitet shqip, këndohet shqip mbas fitores në qytetin tonë është hapur edhe shkolla shqipe me diku 50 nxënës”, tha Ujkani. Kryesia e klubit: Afrim Bytyçi, Arben Maksutaj, Ferat Zogjani, Nazmi Aruqi, Lorenc Sharka, Mentor Gecaj, Enver Jashari dhe menaxher për punë zyrtare: Ujkan Ahmeti. Emrat e lojtarëve me fanellat e zeza: rendi i dytë: trajneri Fatmir Sylejmani, Ujkan Ahmeti, Argjent Hoti, Imer Ali, Ahmet Basholli, Rocco Pietrafesa, Gent Istrefi, Afrim Bytyçi, Ender Ayik, Emer Peja, Fehmi Imeraj. Kryesia e klubit: Afrim Bytyçi, Arben Maksutaj, Ferat Zogjani, Nazmi Aruqi, Lorenc Sharka, Mentor Gecaj, Enver Jashari dhe menaxher për punë zyrtare: Ujkan Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...