A do përjashtohet Barcelona nga Kupa e Mbretit? Ky është vendimi që merr Gjykata

Futboll

A do përjashtohet Barcelona nga Kupa e Mbretit? Ky është vendimi që merr Gjykata

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:28
Barcelona, Levante

Gjykata Administrative e Sportit (TAD) ka refuzuar të marrë në shqyrtim ankesën e Levantes për pezullimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit.

Kjo u vendos nga organi juridik sportiv në fjalë, në takimin e jashtëzakonshëm, që u mbajt këtë mëngjes. Kësisoji, skuadra katalanase do të vijojë garën në këtë kompeticion me raundin çerekfinal.

Levante pretendonte se Barcelona ka shkelur rregulloret përkatëse, duke aktivizuar një lojtar të ri, Chumi, i cili ishte pezulluar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Mbretit. Gjykatësi e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se ishte dorëzuar vonë. Levante paraqiti një reklamim të rastit edhe në Komisionin e Ankesave, i cili u hodh poshtë, po ashtu, të hënën e kaluar.

Tashmë, Levante mund të ankohet në Gjykatën Administrative të Sporteve brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë ditëve. Klubi spanjoll pretendon se Barcelona dështoi në përputhje me Kodin Disiplinor të RFEF, konkretisht duke mos përmbushur nenin 56.3 të tij. Chumi luajti 58 minuta në ndeshjen e parë. 

Nga ana e vet, Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat