De Jong zgjedh Barcelonën - Bota Sot
De Jong zgjedh Barcelonën

Futboll

De Jong zgjedh Barcelonën

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:56
Frenkie de Jong

Futbollisti holandez është edhe një hap më pranë transferimit në Camp Nou.

Agjenti i Frenkie de Jong, Ali Dursun, u ka kthyer PSG-së dhe Manchester City-t, klube që gjithashtu janë interesuar seriozisht për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit. 

“Faleminderit për interesimin por ai shkon tek Barcelona”.

El Mundo Deportivo, gazetë e afërt me klubin katalanas, zbulon se një delegacion i kryesuar nga vetë presidenti Josep Maria Bartomeu, është nisur drejt Amsterdamit pak ditë më parë, duke bindur futbollistin t’i bashkohej Barçës, ndonëse ai ishte pranë nënshkrimit me PSG.

De Jong është bindur t’i thoshte përfundimisht “po” Barcelonës nga stili i lojës së “blaugranave”, që u përshtatet shumë karakteristikave të tij. Ajaxi nuk heq dorë nga kërkesa prej 75 milonë eurosh për një talent që majin e ardhshëm do të mbushë 22-vjeç.

Zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt, kështu që në Camp Nou kanë nisur përgatitjet për të pritur një yll në ngjitje të futbollit holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...