Dështojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës për Denis Suarez - Bota Sot
Dështojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës për Denis Suarez

Futboll

Dështojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës për Denis Suarez

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:05
Denis Suarez

Topçinjtë janë në kërkim të një mesfushori në këtë afat kalimtar.

Mbyllen pa sukses bisedimet mes Barcelonës dhe Arsenalit për transferimin në Londër të Denis Suarezit.

25-vjeçari, i cili nuk po gjen hapësira te katalanasit, ka shprehur dëshirën për t’u larguar, por klubet nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për formulën e transferimit të mesfushorit.

Topçinjtë kërkonin ta merrnin lojtarin në formë huazimi për dy milionë euro me të drejtë blerjeje, por Barça kërkonin blerjen e detyrueshme të spanjollit, çka solli dhe ndërprerjen e bisedimeve.

Kontrata e Suarezit skadon në 2020, kështu që futbollisti do ta mbyllë sezonin te Barcelona, ndërsa në verë do të rinisin kontaktet për shitjen e tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...