Prindi i futbollistit: Kam frikë baba!

Futboll

Prindi i futbollistit: Kam frikë baba!

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:53
Prindi i futbollistit: Kam frikë baba!

"Hera e fundit që kam folur me të ka qenë e diel. Të gjithë jemi të surprizuar dhe befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nëse nuk e kanë gjetur deri tani, atëherë kam frikë se është sinjal i keq".

Mërzia që e ka pushtuar është bërë si një pëlhurë e lagur me ujë të ftohtë që të fut të dridhurat kur e hedh mbi trup, por përpiqet të mbajë veten dhe mos dorëzohet. Brenda tij e di se ndoshta nuk do të shohë më të birin, megjithatë deri sa të thuhet fjala e fundit, ose arbitri i jetës të vërshëllejë për 90 minutat, do të vazhdojë të besojë se Emiliano Sala do t'ia dalë.

Horacio Sala, i ati i lojtarit të Nantes, që duhet të transferohej në Premier te Cardiff është i dëshpëruar. "Më zgjuan në mëngjesin e ditës së hënë, ora 6.15 dhe më thanë se avioni ishte zhdukur. E dija që do të kthehej në Francë për të përshëndetur ish-shokët, por vetëm kaq. Do të më pëlqente të ishte gjallë, por po humbas shpresat. Nëse nuk po e gjejnë deri tani, kam frikë se...".

"E di që në udhëtim e sipër i ka dërguar një shoku mesazh në ëatsapp, përpara se të humbiste sinjalin, duke i thënë se kishte frikë dhe se nëse nuk do ta gjenin, do të dinte atë që kishte ndodhur. Dhe një mesazh shkurt: kam frikë baba!".

Ndërkohë, në anën tjetër, klubi i Cardiff ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku shpjegon se "kategorikisht nuk ishim ne ata që organizuam udhëtimin e tij drejt Anglisë. I ofruam avion linje dhe biletë të paguar, por ai preferoi të udhëtonte më vetë". Sipas medieve britanike, avioni ishte marrë me qira nga agjenti i futbollistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat