Ylli i Premier League arrestohet nga policia

Futboll

Ylli i Premier League arrestohet nga policia

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:23
Aboubakar Kamara

Sulmuesi i Fulham Aboubakar Kamara është arrestuar nga policia për një sherr që ka ndodhur në qendrën stërvitore të klubit.  Policia është thirrur në bazën e Fulham, Motspur Park, për shkak të një grindjeje të sulmuesit francez. “Sportsmail” pretendon se ai është përplasur me një pjesëtar të stafit. Pasi ka marrë vesh se është pezulluar nga ekipi i parë nga trajneri Claudio Ranieri, Kamara thuhet të ketë mbërritur në qendrën stërvitore me qëllimin për të zgjidhur të ardhmen e tij me drejtuesit e Fulham. Megjithatë, takimi mesa duket nuk ka shkuar mirë dhe lojtari është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat