Allegri me “dhimbje” koke

Futboll

Allegri me “dhimbje” koke

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:54
Pjaniç

Lajme jo të mira për trajnerin e Juventusit Massimiliano Allegri. Në stërvitjen e fundit të bardhezinjëve në Vinovo, kanë punuar të veçuar tre lojtarë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për dy mesfushorët Sami Khedira dhe Miralem Pjaniç dhe mbrojtësin e krahut, portugezin Joao Cancelo. Të tre lojtarët po rikuperohen nga dëmitmet respektive që kanë pësuar sëfundmi dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojnë në sfidën e fundjavës ndaj Lazios. Tre mungesa me peshë për Allegrin që gjithsesi ka alternativat e mjaftueshme për të hedhur në fushë një 11-she kompetitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat