Klubi madrilen është i gatshëm të heq dorë nga kroati

Futboll

Klubi madrilen është i gatshëm të heq dorë nga kroati

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:44
Nikola Kaliniqi

Klubi gjerman, Schalke është i interesuar të nënshkruajnë me Nikola Kaliniqin nga Atletico Madrid, raporton “Bild”.

Klubi madrilen është i gatshëm të heq dorë nga kroati për t’ia liruar vendit Alvaro Moratas.

Siç raportohet, Morata shumë shpejt do të jetë në Madrid për të kryer testet mjekësore, ku me pas pritet të bëhet edhe prezantimi i tij tek skuadra e Diego Simeones.

Transferimi i Moratas duket se do të ia hap rrugën largimit te Kaliniqit, i cili duket se do të transferohet në Bundesligën gjermane.

Krerët e Schalkes mësohet se janë duke biseduar me Atletico Madridin për transferimin e kroatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat