Messi kthehet në kombëtaren e Argjentinës në muajin mars

Futboll

Messi kthehet në kombëtaren e Argjentinës në muajin mars

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:58
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës pritet të luajë sërish me kombëtaren e tij.

Lionel Messi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me Argjentinën që nga përfundimi i Kampionatit Botëror vitin e shkuar.

Por siç zbulon Goal, kapiteni i Albiceleste pritet të veshë përsëri fanellën e kombëtares më 22 mars, kur Argjentina përballet me Venezuelën në një miqësore.

Muaj më parë ka pasur raportime që Messi ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja, por vetë lojtari kur nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

Messi synon që këtë vit të fitojë trofeun e parë me kombëtaren argjentinase në Kupën e Amerikës, që do të mbahet në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat