Hoxhallari: Gabimi në derbi më rëndoi shumë

Futboll

Hoxhallari: Gabimi në derbi më rëndoi shumë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:31
Hoxhallari: Gabimi në derbi më rëndoi shumë

Erion Hoxhallari ka shënuar një gol në sfidën e sotme përballë Flamurtarit. Ky gol i shënuar nga mbrojtësi bardheblu mund të rezultojë një gol kualifikimi për Tiranën, pasi është dhe një ndeshje shumë e vështirë në Vlorë, për tu luajtur dhe asgjë nuk ka mbaruar.

Pa përfundimit të ndeshjes Hoxhallari ka folur përpara mikrofonit të “Supersportit”, për këtë sfidë dhe gabimin në derbin me Partizanin. “Çdo lojtar bën gabime. Mua më rëndoi shumë ai gabim në derbi, por arrita të ngrihem. Besoj se do vazhdoj kështu në vijm”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë ai ka folur dhe për ndeshjen e sotme dhe objektivat e ekipit. “Mos të mendojmë se jemi kualifikuar, që tani, duhet të luajmë si sot dhe të jemi të përqëndruar. Për momentin duhet të mendojmë të dalim nga ky pozicion që jemi momentalisht, pastaj vazhdimësinë t’ia lëmë kohës”, përfundoi Hoxhallari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat