Në radarët e Arsenalit

Futboll

Në radarët e Arsenalit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:56
Juan Mata

Kontrata e mesfushorit spanjoll Juan Mata te Manchester United mbaron në fund të sezonit.  Sipas portalit anglez “Daily Mail, Mata ka nisur bisedimet me disa klube për të vendosur se ku do të shkojë në verë. Tani raportohet se edhe Arsenal është interesuar për shërbimet e futbollistit veteran.  Një plus për “Topçinjtë” është trajneri Unai Emery, i cili e ka trajnuar Mata-n kur të dy ishin te Valencia.  Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe qëndrimi i spanjollit në “Old Trafford”. Tek Arsenal, ai do të kthehej në një lojtar të rëndësishëm dhe, nëse do të transferohej, do të thoshte se Ozil mund t'i thotë lamtumirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat