Monaco suspendon Henryn

Futboll

Monaco suspendon Henryn

Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:44
Thiery Henry

Legjenda e Arsenalit është suspenduar nga të qenit trajneri i Monacos, për shkak të rezultateve të dobëta me skuadrën. Franck Passi do të jetë trajner derisa të merret një vendim për menaxherin që është afër për t’u shkarkuar.

E ardhmja e Thiery Henry në Monaco është në dyshim pasi që klubi ka lajmëruar se ata do ta suspendojnë legjendën e Arsenalit nga detyrua e trajnerit, kurse vendimin për të do ta shtynë për pak ditë.

“AS Monaco lajmëron se ata kanë vendosur që ta suspendojnë nga detyra trajnerin e skuadrës së parë Thierry Henry nga kjo ditë deri në marrjen e një vendimi final”.

“Franck Passi do të stërvit grupin këtë të premte”.

Legjenda e Arsenalit ishte në një presion të jashtëzakonshëm pasi që skuadrës nga Ligue 1 nuk arriti që t’i përmirësojë rezultatet prej që ai e mori skuadrën nga Leonardo Jardim në tetor nga Monaco.

Klubi është katër ndeshje pa fitore dhe nuk ka fituar në pesë ndeshje në ligë, duke vazhduar që të jenë në vendin e 19 në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat