Suarez refuzon Arsenalin, pasuesi i Ramsey vjen nga PSG

Futboll

Suarez refuzon Arsenalin, pasuesi i Ramsey vjen nga PSG

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:43
Christopher Nkunku

Arsenal po punon në këto ditë të fundit të merkatos së janarit për të marrë një mesfushor, i cili do jetë pasuesi i Aaron Ramsey.

Trajneri Unai Emery ka kërkuar talentin e PSG-së, Christopher Nkunku, të cilin e ka stërvitur për dy vite kur drejtonte ekipin francez.

Ramsey do të largohet drejt Juvetusit në qershor si lojtar i lirë. Për këtë, Emery ka kërkuar që ta marrë që tani 21-vjeçarin në formë huazimi për 6 muaj, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Që nga nëntori talenti francez nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar te PSG dhe kërkon largimin për të gjetur më shumë hapësirë.

Thomas Tuchel është i gatshëm për ta lënë të largohet, por më parë kërkon një afrim në mesfushë. Edhe drejtuesit e kampionëve të Francës janë gati ta shesin lojtarin e tyre nëse vjen një ofertë e duhur për ta.

Kujtojmë që Arsenal ishte vënë në kontakt me Denis Suarez, por oferta për të nuk ka bindur Barcelonën edhe pse vullneti i lojtarit ka qenë për të shkuar në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat