As Chelsea e as Fenerbahçe, Zeneli befason

Futboll

As Chelsea e as Fenerbahçe, Zeneli befason

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:18
As Chelsea e as Fenerbahçe, Zeneli befason

Anësori i Kosovës po zhvillon një sezon pozitiv në Holandë me Heerenveen, çka ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, raportohet për një interesim të mundshëm nga Chelsea e Fenerbahçe.

Por, sipas medieve turke e britanike, “Zeneli po i ikën nga duart Fenerbahces”, ashtu edhe Chelseas, sepse lojtari pritet të transferohet në Ligue 1.

Adresa e re e Zenelit pritet të jetë Stade Reims.

Ekipi francez është duke insistuar për lojtarin dhe medie të shumta raportohet për një marrëveshje për 3 milionë euro me skuadrën holandeze për këtë transferim, raporton insporti. Zeneli është lojtari me më së shumti asiste në Holandë, gjithsej 11, teksa ka kontribuar edhe me 3 gola.

23-vjeçari, i cili u rrit në ekipin e Elfsborgut në Suedi, u transferua te Heerenveen në janar të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat