Nuk e meriton pezullimin

Futboll

Nuk e meriton pezullimin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:16
Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka dal në mbështetje te Thierry Henry

Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka dal në mbështetje te Thierry Henry pas pezullimit të tij nga AS Monaco.

Klubi francez mbrëmë pezulloi nga puna Henryn për shkak të rezultateve të dobëta te Monacos.

Hazard, i cili ka punuar me legjendën e Arsenalit në Kombëtaren e Belgjikës, tha se Henry nuk meriton një gjë të tillë.

“Henry nuk e meriton këtë. Ai ka bërë një punë të mirë me ekipin kombëtar. Monaco nuk ka bërë gjera të mira këtë sezon, por mund të dal nga kjo situate”, tha Hazard për mediet angleze.

“Thierry Henry e ka mbështetjen time, nuk shqetësohem. Jam i sigurt se ai do të bëhet trajner i madh në të ardhmen”, theksoi Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat