Tërhiqet shorti për Kupën e Amerikës

Futboll

Tërhiqet shorti për Kupën e Amerikës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Janë mësuar se kush me kë do të përballen në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

Në Rio de Janiero u tërhoq shorti për edicionin e 46-të të Kupës së Amerikës, që do të zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.

Përveç 10 skuadrave amerikanojugore, do të marrin pjesë edhe dy përfaqësuese aziatike, Katari dhe Japonia.

Short i lehtë për Brazilin organizator, që është do të luajë në grup me Bolivinë, Venezuelën dhe Perùnë.

Në Grupin B, Argjentina do ta ketë shumë më të vështirë me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin, ndërsa në Grupin C janë shortuar Uruguai, Ekuadori, Japonia dhe Kili.

Image

Ndeshja hapëse do të jetë mes Brazilit dhe Bolivisë më 14 qershor, në Estadio de Morubi në Sao Paolo, ndërsa finalja do të zhvillohet më 7 korrik në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat