Pas eliminimit nga Kupa e Azisë, Marcelo Lippi largohet nga kombëtarja e Kinës

Futboll

Pas eliminimit nga Kupa e Azisë, Marcelo Lippi largohet nga kombëtarja e Kinës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:39
Marcello Lippi 

Trajneri italian ka njoftuar që do të largohet nga drejtimi i kombëtares aziatike.

Marcello Lippi nuk është më trajner i Kinës. Italianit i ka skaduar kontrata me përfaqësuesen aziatike, që u eliminua nga Irani me rezultatin e thellë 3-0 në çerekfinale të Kupës së Azisë, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, të zhvilluar në Abu Dhabi, nuk pranoi pyetje nga gazetarët, duke lexuar një deklaratë të shkurtër:

“Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit këtu, sepse kjo ndeshje mbyll dhe kontratën time me kombëtaren kineze. Ishte nder për mua të drejtoja një skuadër kaq të rëndësishme të një vendi të rëndësishëm si Kina.”

Federata Kineze e Futbollit e emëroi Lippin në krye të përfaqësueses  në vitin 2016, pas katër humbjeve radhazi në kualifikueset e Rusi 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat