Mbrojtësi i djathtë i Southamptonit dhe Portugalisë, Cedric Soares, ka arritur në Itali për të kompletuar transferimin te Interi.
Cedric është parë në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian të premten në mëngjes dhe ka kryer me sukses testet mjekësore.
27-vjeçari gjatë ditës do të hedhë të zezën mbi të bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me klubin italian deri në fund të sezonit.
Interi ka marrë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje për 11 milionë euro në qershor.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, Forza Inter!”, u tha Cedric duke qeshur gazetarëve pas përfundoi testet mjekësore.