Feronikeli nuk ia del me Sionin

Futboll

Feronikeli nuk ia del me Sionin

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi po përgatitet në Turqi dhe si rrjedhojë e kësaj zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, që të gjejnë edhe përbërjen më të mirë të mundshme në prag të fillimit të pjesës së dytë të Kampionatit të Kosovës dhe asaj të Kupës. Sot në Beleg të Turqisë, Feronikeli pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Sioni i Zvicrës. Skuadra nga Drenasi pësoi në minutat e fundit kur shënoi dy gola (90’ e 90+3’) futbollisti Bruno Morgado. Kjo miqësore ka qenë e mirëseardhur për të dyja ekipet, të cilat synojnë që të evitojnë të gjitha të metat në lojë dhe që të janë të  gatshëm për sfidat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat