Futbolli në krizë të thellë financiare

Futboll

Futbolli në krizë të thellë financiare

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:56
Futbolli në krizë të thellë financiare

Ekipi Kombëtar Shqiptar, provoi për herë të parë gjatë Europianit të vitit 2016 në Francë, të ishte i përfaqësuar me një kostum zyrtar gjatë periudhës që qëndroi për 3 ndeshjet në grupe. Tashmë, ndjekja e modës është kthyer në një “pasion” për FSHF-në.

Vetë Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se ka arritur një marrëveshje me “Le Sutebel Atelier”, një shtëpi mode franceze, që vjen tashmë edhe në Shqipëri. Ky bashkëpunim, vjen me synimin për të përfaqësuar më së miri paraqitjen mashkullore të shqiptarëve.

Gjithsesi, në një kohë krize në sport, e në futboll veçanërisht, ku nga niveli më i lartë e deri tek kategoritë më të ulëta, ka ekipe me probleme të thelle financiare, FSHF e ka synimin e saj për t’u paraqitur sa më bukur me ekipin Kombëtar…

NJOFTIMI I FSHF

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të vishet deri në vitin 2020 me kostume të personalizuara që do të realizohen nga Le Sutebel Atelier, një shtëpi mode franceze që vjen në Shqipëri pas një bashkëpunimi dhe eksperience me firmat më të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel.

Marrëveshja me Federatën Shqiptare të Futbollit ka pikësynime të larta në lidhje me “modën e lartë” mashkullore, për të cilat Kombëtarja Shqiptare duket se do të jetë ambasadore perfekte. Ky bashkëpunim vjen në prag të fazës kualifikuese për Euro 2020 dhe kostumet për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHF do të pasqyrojnë vlerat dhe stilin shqiptar.

“Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur për të veshur me kostume të personalizuara Kombëtaren shqiptare- është shprehur z. Mendes Dias, administratori i Le Sutebel – kjo për faktin se Kombëtarja është simboli i çdo shqiptari në të gjithë botën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat