Jeta interesante e pilotit që u zhduk bashkë me yllin Sala: Pa leje, në borxhe dhe i ndjekur nga gjykata

Futboll

Jeta interesante e pilotit që u zhduk bashkë me yllin Sala: Pa leje, në borxhe dhe i ndjekur nga gjykata

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:58
Dave Ibbotson

Piloti që po transferonte Emiliano Sala në Cardiff City nuk kishte licencë komerciale dhe ishte i mbytur në borxhe prej 18,000 funtave.

Burime të aviacionit thanë Dave Ibbotson, 59 vjeç, kishte vetëm një licencë piloti privat dhe punoi si inxhinier i ngrohjes dhe DJ në disko për të financuar pasionin e tij për avionë, shkruan The Sun.

Licenca e Dave Ibbotson do të hetohet së bashku me ligjshmërinë e fluturimit.

Mbetet ende e paqartë pse ky pilot – i njohur si “Ibbo” – u vendos që ta barte transferin rekord të Cardiff City.

Dhe zyrtarët e Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, mbrëmë, konfirmuan se ata ishin duke hetuar nëse fluturimi i dhënë nga agjenti i Sala ishte i ligjshëm.

Prestigjiozja britanike gjithashtu shkruan se piloti kishte borxhe diku rreth 18,000 funta ndaj disa faqeve në Facebook.

Babai i katër fëmijve po promovonte biznesin e tij si hidraulik dhe u kërkoi miqve të kërkonin faqen e internetit të tij për të rritur vlerësimin e Google para tragjedisë.

Ibbotson gjithashtu ka katër lëndë të pazgjidhura në gjykatë, ndërsa nuk e ka të praktikuar mirë drejtimin e avionëve të vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat