Caceres i bashkohet Juventusit për herë të tretë

Futboll

Caceres i bashkohet Juventusit për herë të tretë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:35
Martin Caceres

Juventusi ka arritur ta transferojë Martin Caceres, i cili po bëhet pjesë e “Zonjës së Vjetër” për të tretën herë në karrierën e tij.

Sky Sport Italia, ka raportuar se uruguaiani ka nënshkruar kontratë me bardhezinjtë, kurse Medhi Benatia pritet të largohet, pasi do t’i bashkohet klubit nga Katari, Al-Duhail.

Juventusi thuhet se i ka paguar Lazios 600 mijë euro për Caceres.

31-vjeçari u bë pjesë e Juventusit për herë të parë në vitin 2009, ku qëndroi vetëm një vit si i huazuar nga Barcelona, pastaj u kthye përsëri në Torino në vitin 2012, ku qëndroi për katër vjet, dhe tani për herë të tretë pritet të vishet përsëri me fanellën e kampionëve të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat