“Sarri dhe Hazard po punojnë taktikisht që t’i shmangin problemet”

Futboll

“Sarri dhe Hazard po punojnë taktikisht që t’i shmangin problemet”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:32
Sarri dhe Hazard

Situata vazhdon të jetë e ndërlikuar në kampin e skuadrës së Chelsea, ku Eden Hazard dhe Maurizio Sarri nuk po kuptohen më së miri.

Por, ndihmësi i Sarrit, Gianfranco Zola ka thënë se dyshja janë duke punuar shumë që të gjejnë një “kompromis” në taktikat e tyre.

“Unë isha thuajse si Hazard” ka thënë fillimisht Zola para përballjes së Chelsea me Sheffield.

“Isha një lojtar pozitiv, dëshiroja të lëvizi i lirë në fushë, dhe të gjeja pozitën e duhur ku mund të pranoja topin të kthehesha dhe të bëja rrezikun” ka thënë tutje ai.

“Sarri nuk po kritikon atë që po bën Hazard, ai thjesht mendon se mund të marrë më shumë nga lojtari. Kjo është çfarë thotë ai” ka thënë tutje ndihmës trajneri i Chelsea.

Kujtojmë se në disa nga ndeshjet e fundit belgu është futur në pozitën e “9-shit fals”, që nuk është pozita e tij natyrale, por Sarri e testoi.

Hazard normalisht luan si sulmues anësor, në krahun e majtë, ku edhe mund të jap më të mirën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat