Shpërthen Mulller

Futboll

Shpërthen Mulller

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:09
Shpërthen Mulller

Mesfushorit të skuadrës së Bayernit, Thomas Muller, duket se i kanë ardhur në majë të hundës çështjet që nuk kanë të bëjnë me futbollin e luajtur. Ai nuk kërkon t’i komentojë më këto çështje dhe do të fokusohet më shumë te loja me top.

“Të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë. Nëse do të flasim gjithmonë për trajnerin, lojtarët dhe drejtuesit e klubit, atëherë nuk do të shkojmë shumë larg”, u shpreh Muller për “Sky”. “Mendoj se duhet ta kemi të gjithë mendjen te topi. Lojtarët, të cilët ndodhen në skuadër, kanë një kualitet të madh dhe me këta duam të arrijmë objektiva madhorë”, ishin fjalët e gjermanit. Ai nuk ka dashur të flasë për merkaton dhe lojtarët, të cilët mund të vijnë te skuadra e Bayernit gjatë meraktos së dimrit.

Për punën e deritanishme të drejtorit Hasan Salihamixhiç, Muller tha: “Ai është munduar që në fillim të sezonit të rregullonte punët e brendshme të klubit. Por, puna e tij vlerësohet ndryshe nëse e sheh nga jashtë. Kjo, pasi ai varet shumë nga ecuria e skuadrës dhe rezultatet që arrijmë në fushën e lojës. Se sa punë të mirë ke bërë prapaskenë, kjo nuk i intereson askujt. Kjo për mua është një mungesë respekti ndaj tij”, përfundoi Myler. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka bërë një punë të mirë te Bajerni, duke afruar shumë lojtarë të rinj në moshë, kjo në sinkroni me objektivin e klubit, i cili kërkon të bëjë një revolucion në skuadrën e kampione të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat