Dortmundi tregoi fuqinë e liderit

Futboll

Dortmundi tregoi fuqinë e liderit

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:23
Dortmundi tregoi fuqinë e liderit

Skuadra e Dortmundit tregoi fuqinë e liderit në Bundesliga I, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 5:1 Hannoverit, në ndeshjen e javës së 19-të.

Sidomos 45 minutat e dytë kanë qenë fatale për rivalin, që nuk kishte forcë t’i rezistonte verdhezinjve.

Në minutën e 24-të, Achraf Hakimi nga rreth 15-16 metra shënoi gol të bukur, kurse  Marco Reus thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 60-të.

Tre gola tjerë i realizuan Mario Gotze (62’), Raphael Guerreiro (67’) e Axel Witsel (90+1’). Ndërsa për mysafirët realizoi (87’) Marvin Bakalorz.

 Dortmundi kryeson me 48 pikë, kurse Hannoveri është në pozitën e 17-të me 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat