Ancelotti: Napoli shumë i ngadaltë

Futboll

Ancelotti: Napoli shumë i ngadaltë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:26
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se ekipi i tij ishte shumë i ngadaltë dhe shpërdoroi shumë raste në San Siro ndaj Milanit.

Menaxheri italian befasoi të gjithë duke inkuadruar një ekip shumë sulmues me futbollistët Lorenzo Insigne, Jose Callejon, Dries Mertens dhe Arkadiusz Milik, të cilët dështuan ta thyejnë Milanin në udhëtim duke marrë vetëm një pikë me rezultat prej 0-0.

“Nuk shënuan dhe s’kam çka t’i shtoj kësaj më tepër. Ishim shumë të butë në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë ishim më të mirë. Ishim jo të balancuar, dhe nuk e kontrolluam lojën pasi lejuam shumë kundërsulme. Me lojë të ngadaltë ia lehtësuam punën Milanit”, është shprehur ai pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat