Hudson-Odoi trondit Chelsean, gëzon Bayern Munichun

Futboll

Hudson-Odoi trondit Chelsean, gëzon Bayern Munichun

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:32
Callum Hudson-Odoi

Talenti anglez i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, i është drejtuar klubit me kërkesë zyrtare për ta lejuar transferimin e tij në Bayern Munich.

Kur ka mbetur më pak se një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar të janarit, anësori 18-vjeçar ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës.

Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së tretë të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet të jetë në vlerë 35 milionë funte.

Hudson-Odoi është prodhim i akademisë së Chelseat dhe ishte pjesë e ekipit të të rinjve në vitet 2007-2017.

Që nga viti 2017, ai ka 14 paraqitje dhe 1 gol me ekipin senior të gjigantit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat