Reagon Gattusso pas barazimit me Napolin

Futboll

Reagon Gattusso pas barazimit me Napolin

Më: 27 janar 2019 Në ora: 00:36
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattusso ishte i lumtur me barazimin pa gola të Milanit me Napolin, por paralajmëroi se Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone nuk do të luajnë së bashku për një kohë.

“Rossonerët” arritën të sigurojnë një barazim, përkundër faktit se Napoli pati në përbërje lojtarë si Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Arkadiusz Milik dhe Jose Callejon nga fillimi.

“Ne luajtëm kundër një skuadre fantastike dhe ia dolëm mirë në pjesën e parë, edhe pse u duk se u zhdukëm në treshen e fundit,” tha italiani.

“Napoli është një kundërshtar i cili gjithmonë të mbanë të zënë dhe pati gjithë sulmuesit në dispozicion sot.

“Nëse do të bënim më pak gabime, do të krijonim më shumë raste. Shpesh humbim rrugën në treshen e fundit, duke pasuar topin e fundit gabim, dhe ky është pendim i madh.”

Piatek debutoi në 20 minutat e fundit, duke zëvendësuar Cutronen. Gattuso u pyet pastaj nëse do të përdorë këtë dyshe ndonjëherë nga fillimi.

“Po, por jo tani. Nuk më pëlqen të luaj me katër në mesfushë, sepse rrezikoni të humbni shumë në defanzivë.

“Për tani, ata nuk do të luajnë së bashku, sepse shkaktojnë problem balanci në skuadër.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat