Guardiola i shpall luftë Liverpoolit

Futboll

Guardiola i shpall luftë Liverpoolit

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:48
Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola beson se skuadra e Manchester City mund të zhvillojë një fazë të dytë të sezonit të jashtëzakonshme, duke nisur mbi të gjitha një sulm karshi Liverpool në Premier League. Në ndeshjen e fituar në FA Cup ndaj Burnely me rezultatin 5:0 luajtën dhe shënuan thuajse të gjithë lojtarët më të mirë të City. Si ata që ishin titullarë ashtu dhe ata që ishin në stol dhe u aktivizuan në pjesën e dytë.

Pikërisht kjo paraqitje ka kënaqur trajnerin spanjoll. “Tani kam Aguero dhe Jesus në formë dhe të gatshëm. Është rikthyer Fernandinho, De Bruyne, ndërkohë që edhe të tjerët m’u përgjigjën mirë në fushë. Kam një ekip ku të gjithë lojtarët që kisha në fillim të sezonit janë në formë, kanë rikuperuar nga dëmtimet dhe mund të luajnë pa problem. Ky është një lajm i mirë për mua. Nuk më shqetëson aspak fakti që të gjithë duan të luajnë, ka ndeshje plot”, tha Guardiola.

“Tani kam skuadrën që dua, të gjithë do të luajnë me radhë, pasi sezoni sa vjen e bëhet më i vështirë. Fakti që ndaj Burnley provuam gjëra të reja dhe u realizuan me sukses tregon se të gjithë janë në gjendje të bëjnë atë që unë dua. Unë pres shumë nga ky ekip, që të rivalizojë deri në fund për titullin dhe në Champions. Shpresoj vetëm që të mos kem më dëmtime”, deklaroi Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat