Kamberi ballëlart në Skoci - Bota Sot
Kamberi ballëlart në Skoci

Futboll

Kamberi ballëlart në Skoci

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:39
Kamberi ballëlart në Skoci

Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, është sikur në qiellin e shtatë, për faktin se me skuadrën e tij, Hibernian, u kthyen me tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 St. Mirrenit, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit skocez. Kamberi luajti i plotë, dha maksimumin dhe iu gëzohet këtij trepikëshit të madh. Jackson (24') shënon për St. Mirren dhe Shaw (61'), McGregor (70') e Mallan (87') realizojnë për Hibernianin. FC Hibernian renditet në vend të shtatë me 32 pikë, kurse St. Mirren është i fundit me 12. Kamberi doli ballëlart me ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...