Kur skuadra e njohur e Kosovës udhëtonte me traktor!

Futboll

Kur skuadra e njohur e Kosovës udhëtonte me traktor!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:20
Kur skuadra e njohur e Kosovës udhëtonte me traktor!

Kohë e pa kohë në vitet e 90-ta. Kohë e mbijetesës së sportit dhe popullit shqiptar të Kosovës. Kohë e rezistencën ndaj pushtuesit serb! Një fotografi që u postua në profilin e ish futbollistit Avni Shala, është treguesi më i mirë se sa shumë kanë hequr klubet tona dhe aty në rimorkio te traktorit janë futbollistët e Llapit.

“Kjo fotografi tregon sakrificën e KF Llapit, transportin për 1 vit e kemi bërë me këtë traktor, prej Xhamisë së Llapit deri në fshatin Llukar. Ku i kemi zhvilluar lojët si vendas për 1 vit. Fotografi për gjeneratat e reja ta kuptojnë se të gjitha klubet në Kosovë kanë pasur këso vështirësi.

Në traktor Emin Ajvazi me lojtarët legjenda te sakrificës, disa prej tyre janë: Fatmir Berisha, Ismet Haliti, Tafil Ajvazi, Naim Kastrati, Besnik Bulliqi, Rexhep Bajra. Le të me falin të tjerët se kanë qenë në tjetër traktor”, shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat