Mourinho nuk do ta ketë aspak të lehtë

Futboll

Mourinho nuk do ta ketë aspak të lehtë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 18:20
Mourinho nuk do ta ketë aspak të lehtë

Ramon Calderon, ish-presidenti i Real Madrid, beson se Jose Mourinho nuk do ta ketë aspak të lehtë të gjejë një ekip tjetër të madh. 

"Mendoj se do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një skuadër që ka mundësinë të fitojë tituj dhe të shpenzojë shumë para. Mendoj se ai është më i paguari në  botë dhe nuk ka shumë klube të gatshëm ta presin me krahët hapur", ka thënë Calderon. 

Ish-numri një i "Los Blancos" ka shpjeguar më pas se cili është problemi më i madh i portugezit. "Është e vështirë të kuptohet sjellja e tij. Mbaj mend se një nga lojtarët më të mirë të historisë sonë, Alfredo Di Stefano, më ka thënë se një skuadër e madhe dhe një trajner i madh nuk ankohen kurrë për arbitrat, dëmtimet, fatin e keq dhe për sjelljen e disa lojtarëve". 

"Karriera e Mourinho-s është e jashtëzakonshme, por sjellja e tij është bërë një paralajmërim për çdo klub që mund të mendojë ta punësojë. Mendoj se ai ka qenë problemi kryesor te skuadrat që ka drejtuar. Kudo ku ka shkuar ka fajësuar lojtarët për humbjet dhe mendoj se ky është një gabim i madh".  

"Rivalizon lojtarët dhe kjo ka ndodhur te Manchester United me Pogba dhe Bailly dhe të njëjtën gjë ka bërë te Real-i me Ronaldo-n, Casillas-in dhe Sergio Ramos-in. Zidane është e kundërta", ka përfunduar Calderon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat