Legjenda e Chelseat: Klubi ka gabuar me Higuainin

Futboll

Legjenda e Chelseat: Klubi ka gabuar me Higuainin

Më: 27 janar 2019 Në ora: 22:30
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain nuk është një sulmues për Chelsean, ka thënë ish trajneri i Bluve, Ruud Gullit.

Higuain me në fund i është bashkuar Chelseat në huazim pas një jave me plot spekulime, por Gullit i ka thënë BBC Sport se ai nuk beson që stili i lojës së skuadrës angleze i përshtatet argjentinasit.

“Higuain është sulmues i modës së vjetër i cili ka nevojë për më shumë krosime në zonë, nëse ai luan gjatë gjithë kohës përpara, ai nuk do të këtë shumë topa sepse kështu nuk luajnë Hazard dhe Willian nga krahët”, ka thënë Gullit.

“Në vend të kësaj ata kanë nevojë për një sulmues qendror që luan edhe në mesfushë, që është efektiv me topin dhe që di të finalizojë aksionet. Roberto Firmino, i cili shpesh vjen nga mesfusha në sulm për Liverpool, është një shembull perfekt për Chelsean”, tha ai.

Higuain sot e bëri debutimin e tij me Chelsean, ndaj Sheffield Wednesdayt në FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat