Real Madridi arrin fitore të rëndësishme në Barcelonë

Futboll

Real Madridi arrin fitore të rëndësishme në Barcelonë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 22:48
Real Madridi

Real Madridi ka mundur sot me rezultat 2-4, RCD Espanyolin, në një ndeshje ku pati edhe kartona të kuq. Kjo është një fitore e rëndësishme për Solarin, i cili vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë 39 pikë, 10 më pak se Barcelona që është në vendin e parë.

Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme sot në Barcelonë, ku ka mposhtur RCD Espanyolin me rezultat 2-4.

Që në fillim të ndeshjes, Reali ishin më të mirë dhe ata kaluan në epërsi shumë shpejt. Ishte Karim Benzema që shënoi në minutën e katër. Luka Modric pati një depërtim të mirë në zonë, e ku topin e goditur prej tij e pret portieri por devijimi shkon në këmbët e Benzemas që shënon pa problem për Realin.

Reali nuk ndalet dhe shënon edhe golin e dytë. Kësaj radhe ishte Sergio Ramos që topin e krosuar nga goditja nga këndi e shndërron në gol në minutën e 14-të.

Leo Baptista shënon gol për Espanyolin për ta ngushtuar epërsinë në 1-2 në minutën e 25-të, por Reali shënon edhe njëherë në pjesën e parë.

Prapë i saktë ishte Karim Benzema.

Në pjesën e dytë Reali fillon prapë të sulmoj dhe arrin të goli i katër në minutën e 67-të. Ishte Gareth Bale që shënon pas një asisti të Lucas Vazquez.

Gjërat vështirësohen paksa për madrilenët pasi që Varane ndëshkohet më të kuq në minutën e 72-të, gjë që bëri që Espanyol të shënonte edhe një gol në minutën 81-të me anë të Roberto Rosales.

Por, në minutat në vijim Real Madridi arriti ta ruan rezultatin dhe të kthehet në kryeqytet më tri pikë të mëdha.

Me këtë fitore, Real Madrid arrin në kuaotën e 39 pikëve në La Liga dhe gjendet në vendin e tretë më 10 pikë më pak se lideri, Barcelona, që ka 49 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat