PSG fiton me lehtësi ndaj Rennes

Futboll

PSG fiton me lehtësi ndaj Rennes

Më: 27 janar 2019 Në ora: 23:25
Edison Cavani

Paris Saint-Germain ka mposhtur 4-1 Rennes dhe ka marrë fitoren e katërt radhazi në Ligue 1, ku kryesojnë me 56 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Lille dhe që ka dy ndeshje më shumë se kampionët në fuqi.

Mungesa e Neymar për shkak dëmtimi nuk është ndier aspak nga ekipi i Tuchel, që ka siguruar tri pikët në pjesën e dytë pasi e para u mbyll në barazim 1-1: Cavani ka zhbllokuar në minutën e 7-të, ish-milanisti Niang ka barazuar me një goditje me thembër në të 28-ën.

Di Maria (60′), Mbappe (66′) dhe përsëri Cavani (71′) kanë qenë autorët e tre golave të tjerë të PSG-së.

Që nga transferimi i tij te Parisi (2017/18), Mbappe ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në të njëjtën ndeshje në 11 takime të Ligue 1, vetëm Neymar (12) ka bërë më mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat