Telashe për Juventusin, Bonucci nuk do të mungojë për një muaj

Futboll

Telashe për Juventusin, Bonucci nuk do të mungojë për një muaj

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:33
Juventus

Mbrojtësi italian është lënduar në sfidën e mbrëmshme ndaj Lazios.

Leonardo Bonucci ka lënduar kyçin e këmbës dhe si rrjedhojë do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.

Kësisoj, qendërmbrojtësi do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit në fazën e 1/8 së finales ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe është në dyshim të madh edhe për atë të kthimit.

Bonucci ka mundur të luante vetëm 40 minutat e para e më pa është detyruar ta linte fushën.

Juventusi këto pak ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, po mendon që të bëjë një blerje emergjente në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat